Juan Cuadrado, dëshira e radhës e Romës

Juan Cuadrado është dëshira e radhës e Romës.

Sport

29/07/2018 22:20

‘Sky Sport Italia’ raporton se Roma ka kërkuar informacione nga Juventusi për të ardhmen e Juan Cuadradros.

Roma vazhdon të jetë në kërkim të një lojtari që do të luaj në krahun e djathtë, pas dështimit për të transferuar Malcomin.

Gjatë ditës është raportuar edhe për një interesim në Suson e Milanit./Lajmi.net/