Jeta pas vdekjes ekziston, thonë shkencëtarët amerikanë

Shumica prej nesh kemi pasur ndjesinë e një përvoje pranë-vdekjes. Problemi është se deri më tani nuk ishte bërë ndonjë studim i gjerë shkencor mbi këtë çështje.

Lifestyle

13/11/2015 18:14

Studimi i ndërgjegjësimit, që filloi më 2008, shikoi në thellësi rreth 2000 pacientë nga 15 spitale në Mbretëri të Bashkuar, SHBA dhe Austri të cilët kishin përjetuar arrest kardiak dhe nga i cili kishin shpëtuar.

Çfarë ata gjetën ishte se rreth 40% e këtyre pacientëve kishin përjetuar një lloj të vetëdijes ndërsa nuk kishin qenë të gjallë, që do të thotë se ishin klinikisht të vdekur.

Studimi, i udhëhequr nga Dr. Sam Parnia nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut, gjeti se vdekja nuk është një moment i veçantë, por një proces potencialisht i kthyeshëm që ndodh pas ndonjë sëmundje të rëndë apo ndonjë aksidenti ku zemra, mushkëritë dhe truri pushojnë së funksionuari.

Kjo do të thotë se vdekja në vetvete nuk është fundi i njeriut, por një fillim i ri. Shumë persona të cilët kanë përjetuar një përvojë pranë-vdekjes kanë përshkruar situata të qetësisë, paqes dhe lumturisë përderisa kanë parë vetën të qëndrojnë jashtë trupit të tyre.

“Në këtë studim ne kemi dashur të kuptojmë se çfarë ndodh kur ne vdesim”, thotë Parnia. Shkencëtarët thonë se përvojat e tilla, si përvoja pranë vdekjes dhe ajo jashtë trupit, mund të mos jenë të mjaftueshme për të përshkruar përvojën e vdekjes, por padyshim që me vdekje nuk mbaron çdo gjë.

Studimet e ardhshme duhet të fokusohen në arrestin kardiak, i cili është biologjikisht sinonim i vdekjes.