Java e ardhshme e ngrohtë por edhe me shi

Javën që po hyjmë do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.

Lajme

22/03/2015 19:02

Vranësirat të cilat do të jenë nën ndikimin e presionit labil herë herë do të shoqërohen me reshje të izoluara të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 0C deri 2C celsius ditën e hënë, kurse ditëve tjera edhe minimalet do të pësojnë ngritje, ndërsa temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin në mes 12C deri 15C celsius gjatë javës.

Do të fryj erë nga ana e juglindjes dhe jug-perëndimit me shpejtësi 1-7m/s, derisa nga dita e premte do të fryj erë nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare.