Jastëku i cili ju mundëson të ushtroni puthjen

Një shpikje e çuditshme, një dizajnere nga Florida ka zhvilluar një jastëk me një “gojë”, i cili u ndihmon njerëzve për të përmirsuar teknikën e tyre të puthjeve. “Ndoshta dikush ende nuk e ka provuar puthjen e parë dhe është i frikësuar ta bëjë atë sepse nuk e di a do ta bëjë mirë, andaj…

Lifestyle

03/03/2014 10:23

Një shpikje e çuditshme, një dizajnere nga Florida ka zhvilluar një jastëk me një “gojë”, i cili u ndihmon njerëzve për të përmirsuar teknikën e tyre të puthjeve.

“Ndoshta dikush ende nuk e ka provuar puthjen e parë dhe është i frikësuar ta bëjë atë sepse nuk e di a do ta bëjë mirë, andaj ka ardhur koha që para se të dilni në takimin e parë ta bleni këtë jastëk, dhe të ushtroni në të”, tha ajo.

“Kur e kam përmendur këtë si ide para miqëve të mi, reagimi i atyre ishte se kjo është më të vërtetë e mërzitshme. Ata qeshën dhe thanë se kjo është e tmerrshme. Çdokush nën moshën 25 vjeçare e priti këtë shumë mirë dhe ata të shkollës së mesme duket se janë më të lumturit me këtë lajm, sepse atyre me të vërtetë u pëlqeu idea”, tha Emily.

Mendova se kjo do t’u ndihmojë shumë të rinjve që janë në dilemë apo të frikësuar për takimin e parë.