Jakub Kindl jep maksimumin në fushë kur në tribuna ka një grua si Afërdita Dreshaj

Hokeistit nuk i mungon mbështetja e bukuroshes shqiptare.

ShowBiz

06/08/2019 11:24

Afërdita Dreshaj duket se ka gjetur veten në lidhjen me hokeistin çek Jakub Kindl, shkruan lajmi.net.

Modelja nga Shqipëria nuk ngurron fare që herë pas here të shpreh dashurinë e saj ndaj Jakub edhe në rrjete sociale.

Pas fillimit të sezonit të ri në sportin e ‘Hockey’ Afërdita publikoi një imazh në Instastory ku shihet burri i saj gjatë një aksioni.

Në këto foto ajo shtoi edhe disa fjalë romantike: “Bebi im duket shumë bukur në fanellën e re, fat të mbarë dashuri”. /Lajmi.net/