Jaguar E-Type zero rikthen vitet ‘60 (Foto)

Jaguar ka pranuar se do të elektrifikojë të gjitha mjetet e saj nga 2020 e tutje, dhe sot ka publikuar edhe makinën e re elektrike, e cila bazohet në tipin E-type të viteve ’60.

Auto & Tek

08/09/2017 00:20

E-Type Zero ruan stilin klasik të asaj që është quajtur “makina më e bukur në botë” e Enzo Ferrarit. Kjo makinë ju çon në 100 km në vetëm 5.5 sekonda. Sigurisht që nuk është në parametrat e Tesla, shkruan The Verge, por ka një dizajn të mrekullueshëm.

Kjo makinë elektrike ka një shpejtësi maksimale prej 270 km/h dhe këtë e arrin falë baterisë së saj 40kWh që karrikohet plotësisht në 6 apo 7 orë. /Lajmi.net/