Jaap Stam drejt MLS

Jaap Stam pritet t’i bashkohet futbollit në Superligën e Amerikës.

Sport

12/04/2020 10:00

MLS mund të jetë destinacioni për një nga mbrojtësit më të mirë që ka njohur futbolli holandez.

‘ESPN’ raporton se ish trajneri i Feynoord dhe ish lojtari i Man Utd e Milan, Jaap Stam, është në linjë për t’u bërë trajneri i FC Cincinnati, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, emri i Stam nuk është i vetmi që lidhet me një kalim te skuadra amerikane.

Stam do të ketë në konkurrencë emrin e ish trajnerit të Houston Dynamo, Dominic Kinnear.

Mbetet të shihet nëse holandezi do ta fitojë postin e trajnerit, për të nisur një aventurë të re në MLS. /Lajmi.net/