Izetbegoviq akuzon Vuçiqin për mospranimin e gjenocidit në Srebrenicë

Anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se është i dëshpëruar me jogatishmërinë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq për të pranuar se çfarë është shkruar në gjykimet e Srebrenicës.

Lajme

05/11/2015 12:39

“Ai e mohon gjenocidin në Srebrenicë. Nuk dëshirojmë një rishikim politik, mirëpo kërkojmë pranimin e së vërtetës”, i ka thënë Izetbegoviq transmetuesit televiziv “N1”, ku ai ishte mysafir së bashku me kryeministrin serb, transmeton KosovaPress.

Vuçiq ka thënë se Serbia i ka dënuar krimet serioze dhe të tmerrshme në Srebrenicë, dhe sipas tij vetëm në vitin e kaluar 14 njerëz janë arrestuar në lidhje me këto krime.

Ai ka shtuar po ashtu se kishte shkuar për t’i bërë homazhe viktimave të Srebrenicës, dhe se si kryeministër, asnjëherë nuk ka thënë se gjenocidi në Srebrenicë ka ndodhur ose jo.

Kujtojmë se Vuçiq ishte sulmuar nga turmat e njerëzve me gurë dhe shishe plastike në Srebrenicë, pasi pak ditë para vizitës Rusia me sugjerim të Serbisë e kishte ndaluar me veto një rezolutë të iniciuar nga Britania për ta klasifikuar si gjenocid ndërmarrësinë serbe në Bosnjë.

Ndërkaq, Vuçiq ka folur po ashtu edhe për deklaratën e tij në vitin 1995 kur kishte thënë se “për çdo serb të vrarë, Serbia do të vrasë 100 myslimanë”, duke thënë se deklarata ishte nxjerrë nga konteksti.

Sipas tij, kjo nuk ishte esenca e fjalës së tij, dhe ka potencuar se tani nuk do të bënte një këso deklarate.