‘Ishi’ i Barcelonës thyen Real Madridin në ‘Benito Villamarin’

Real Madrid është befasuar në udhëtim te Betis, duke u mposhtur me rezultat 2:1.

Sport

08/03/2020 22:55

Reali erdhi me mjaft motiv këtë ndeshje, pasi triumfoi në El Clasico – por as kjo nuk i ndihmoi lojtarëve të Zinedine Zidane që u dorëzuan në ‘Benito Villamarin’.

Sidnei (40’) i dha fillimisht epërsinë vendasve, e cila u baraspeshua shpejt pas golit të Karim Benzema (45+3’) nga penalltia.

Në gjysmën e dytë, Betis u shfaq më kërkues, teksa Real Madrid priste momentin.

Një gabim i Benzema në mesfushë, bëri që Cristian Tello (82’) t’i jepte tre pikë me shumë vlerë skuadrës së tij dhe duke i bërë nder ish-ekipit Barcelonës.

Real Madrid bie në pozitën e dytë me 56 pikë, dy më pak se Barca lidere, kurse Betis me 33 pikë mban pozitën e 12. /Lajmi.net/