Ish-presidenti: 2019-ta ishte vit i sprovave të mëdha

Ish-presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu ka uruar Kosovën për vitin e ri 2020.

Lajme

31/12/2019 19:17

Përmes një postimi në Facebook, Sejdiu ka shkruar se viti që lamë pas ishte vit i sprovave të mëdha, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se shpreson që viti 2020 të jetë një vit i ri më i mirë.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Edhe pak orë po e përfundojmë një vit të sprovave të mëdha. Shumë prej tyre mbesin si përballje në vitin e ri të dy njëzetsheve. Të shpresojmë se do të jetë një Vit i Ri më i mirë.

Ju, familjeve tuaja dhe gjithë shqiptarëve ju dëshiroj shëndet të mirë, jetë të lumtur, suksese dhe mbarësi!

Gëzuar! /Lajmi.net/