Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie tregon arsyen e divorcit: Gjithmonë më dukej se nuk jam i mjaftueshëm për të

Kanë kaluar 13 vite që kur Angelina Jolie dhe Billy Bob Thornton kanë qenë një çift shumë simpatik në showbizin amerikan dhe lidhja e tyre ka qenë e vështirë për tu harruar edhe kur ka përfunduar.

ShowBiz

12/11/2016 10:50

Ata u përfolën shumë edhe për arsyen se kishin një diferencë shumë të madhe moshe megjithatë në kohën qe ishin bashkë dukeshin me të vërtet të lumtur dhe të dashuruar. Arsyet e divorcit asnjëherë nuk u bën publike qartësisht në media por në një intervistë për revistën “GQ”, Billy Bob ka rrëfyer gjëra shumë interesante lidhur me raportin e tij me Angelina Jolie dhe pse martesa e tyre përfundoi.

Sipas, Bob, pasiguritë e tij ishin faktori kryesor se pse ai dhe Angelina Jolie u ndanë pas 3 vitesh. “Mendoja gjithmonë se nuk isha i mjaftueshëm për të. Gjithashtu ndihesha shumë keq në rrethe njerëzish që ishin shumë të pasur dhe të famshëm…” – ka thënë Bob.

Ai gjithashtu ka treguar se ata ruajnë një raport shumë të mirë dhe të paktën një herë në muaj flasin me njëri tjetrin. Gjithashtu Bob ka treguar se ende i ka dy tatuazhe që e lidhin me Angelinën duke thënë: “Ndoshta dashuria nuk ekziston përgjithmonë, por arti i pikturuar në trup, e sfidon këtë shprehje…” – ka përfunduar ai kështu intervistën. /Blitz