iOS 10.3 do të prezantojë një veçori të re në iPhone

Apple ndoshta sapo e ka lëshuar iOS 10.2 disa javë më parë, por iOS 10.3 tashmë veç ka filluar të shfaqet në horizont.

Auto & Tek

01/01/2017 18:18

Në disa postime në Twitter gjatë vikendit, ‘zbuluesi’ i risive të Apple, Sonny Dickson tregoi për atë çfarë pritet të prezantohet në iOS 10.

Dickson thotë se Apple ka në plan të lëshojë iOS 10.3 për zhvilluesit më 10 janar. Për më tepër, iOS 10.3 thuhet se do të përmbajë “Theatre Mode” (Mënyrën Teatër), transmeton Gazeta Express.

Kjo mënyrë do të jetë e ngjashme me atë “Do Not Disturb” që tashmë është në iOS, që i heshtë të gjitha format e alarmeve kur aktivizohet. ‘Theatre Mode’ do ta bëjë ekranin e celularit të errët gjatë përdorimit.