Institucionet e reja, s’janë prioritet!

Ujdia mes kreut të PDK-së, Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, që seanca për konstituimin e Kuvendit të zhvillohet tek më 8 dhjetor, i ka lënë pa koment edhe vet anëtarët e grupeve punuese të këtyre partive.

Lajme

27/11/2014 08:51

I kontaktuar nga gazeta, nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami, ka thënë se nuk mund të thotë asgjë për këtë çështje.

E njëjtë ka qenë edhe përgjigja e anëtarit të kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, shkruan sot gazata Tribuna.

Gazeta ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kryesuesja, Flora Brovina, por një gjë e tillë ka qene pamundur.

Madje përgjigje nuk ka qenë e mundur të merret as nga këshilltari për media i presidentes, Arbër Vllahiu.

Ky i fundit është arsyetuar se ka pasur shumë takime dhe nuk ka gjetur kohe të përgjigjet në pyetjen se a do të bëjë “presion” presidentja Jahjaga që seanca të thirret sa më shpejtë.

Pikërisht, e para e vendit kishte alarmuar qytetarët e vendit se moskrijimi i institucioneve po i lëkund themelet e shtetit.

Ndërsa analistët politikë e vlerësojnë të paarsyeshme shtyrjen e konstituimit të Kuvendit.

Për analistin politik, Imer Mushkolaj, zvarritja e formimit të institucioneve është totalisht e panevojshme dhe sipas tij, nuk ka qenë dashur të maltretohen qytetarët edhe dy javë të tjera.

Ai, krijimin e grupeve punuese e vlerëson si kamuflazh.