Instagrami bën atë që më së shumti ia kishim frikën

Rrjetet sociale janë bërë "spiune" të mëdha. Nuk mund të bësh një veprim të vogël sepse menjëherë do e lajmërojnë personin me të cilin po flasim për shembull nëse e kemi parë apo jo mesazhin, kur ka qenë hera e fundit që kemi qenë online, etj.

Auto & Tek

16/08/2017 20:54

Sikur të mos mjaftonin këto, tashmë edhe Instagram-i do i tregojë bashkëbiseduesit tuaj, nëse ju i bëni “screenshot” fotos që ai ose ajo ju ka dërguar.

Pra nëse po flisni me dikë në Instadirect dhe ju dërgojnë një foto dhe ju asaj fotoje i bëni ‘screenshot’, atij ose asaj do i shkojë njoftimi për veprimin që keni bërë.

Pra kini kujdes, pasi nëse po mendonit t’ia dërgonit shoqeve tuaja foton, ta keni parasysh se ai e di qe i keni bërë screenshot. /Lajmi.net/