Inflamacion i rrallë në zemër lidhet me vaksinat e Pfizer dhe Modernas

Inflamacioni në zemër është efekt anësor “shumë i rrallë” i vaksinave kundër koronavirusit të kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, sipas rregullatorëve në Evropë.

Lajme

09/07/2021 20:13

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se efektet anësore janë vërejtur më shumë te burrat e rinj.

Kjo Agjenci ka thënë se përfitimet e vaksinave kundër koronavirusit vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet.

Mirëpo mjekët dhe pacientët janë këshilluar që të jenë të vetëdijshëm për simptomat e inflamacionit në zemër.

Në to përfshihen dhimbja në gjoks dhe ndjesi të mosmarrjes frymë.

Deri më tani pesë persona kanë vdekur, mirëpo sipas Agjencisë, ata kanë qenë më të moshuar apo kanë pasur komplikime tjera shëndetësore, raporton REL.

Edhe rregullatori për ilaçe në Shtetet e Bashkuara, ka shtuar ditë më parë një paralajmërim në vaksinat e kompanive Pfizer/BioNTech dhe Moderna, për inflamacion të lehtë në zemër, për ata që marrin këto doza.

Vaksinat e të dy prodhuesve merren me dy doza.