Imigrantët detyrohen të nënshkruajnë betimin se do t’i respektojnë vlerat perëndimore ose do të dëbohen

Imigrantët tani duhet të betohen për ti mbështetur vlerat e shtetit ku do shkojnë ose përndryshe do të ballafaqohen me ndonjë gjobë, ose edhe do të largohen nga shteti.

Bota

30/11/2015 13:16

Shumë shtete kanë vendosur të marrin kësi vendime të vështira ndaj imigrantëve për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore në Evropë.

Holanda është një ndër shtetet që ju ka kërkuar refugjatëve të bëhen ‘fqinj të mirë’ dhe ta flasin gjuhën vendase nëse dëshirojnë të qëndrojnë aty, raporton lajmi.net.

Të gjithë refugjatët që vijnë nga vendet jo-evropiane në Holandë do të detyrohen ta nënshkruajnë një deklaratë e cila thotë se ata duhet ti përkrahin vlerat gjermane, ose të paguajnë një gjobë prej mbi 1250 euro dhe të kthehen prapa në shtetin e tyre.

Imigrantët do të monitorohen për të parë nëse ata i përkrahin liritë e njerëzve të tjerë, si dhe nëse ata integrohen lehtë në shoqëri – p.sh., nëse fillojnë të mësojnë gjermanishten etj.

Deklarata e Holandës thotë se të gjithë qytetarët duhet të kontribuojnë për një shoqëri të kënaqshme dhe të sigurt, p.sh., duke punuar, duke shkuar në shkollë apo duke bërë punë vullnetare”.t threats to jobs and houses

Ministri Lodewijk Asscher, iu ka nënshkruar deputetëve që qeveria është e vendosur ta zvogëloj numrin e madh të refugjatëve.

Ai e ka përshkruar gjendjen e refugjatëve si një kërcënim ndaj shtetit, apo më saktë si një kërcënim për punët dhe shtëpitë e tyre, si dhe e ka pranuar se kulturat e ndryshme të imigrantëve mund të përbëjnë rrezik.

 uphold Dutch values

Për të promovuar vet-motivim, qeveria është duke iu ofruar refugjatëve paga të vogla nëse ata bëjnë punë të ndryshme në apo rreth qendrave të refugjatëve, si p.sh., të pastrojnë apo të kujdesen për kopshtet.

Sidoqoftë, shumat me të cilat i paguajnë ata refugjatët janë shumë më të ulëta se mesatarja, dhe prandaj zëvendës drejtori i VluchtelingenWerk, Jasper Kuispers, i ka kritikuar planet e qeverisë duke thënë se nëse ata nuk kanë para për të hipur në tren apo autobus, si pret qeveria që ata të bashkëpunojnë me shoqërinë gjermane dhe të integrohen më lehtë.

Vetëm në vitin 2015 kanë hyrë ilegalisht 1.5 milion imigrant në Bashkimi Evropian, ka deklaruar sot presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk. /lajmi.net