I pandehuri Labinot Gruda deklarohet për 2 milionët e vjedhur në Thesar

Veton Rrecaj, avokat mbrojtës i zyrtarit të thesarit, Labinot Gruda, i cili dyshohet se i transferoi mbi 2 milionë euro në llogari të një kompanie në Drenas, ka treguar se çfarë ka deklaruar klienti  i tij në seancën e sotme dëgjimore.

Lajme

22/10/2020 18:23

Rrecaj ka thënë se klienti i tij është deklaruar i pafajshëm në gjykatë, duke u shprehur se nuk është ai që e ka kryer transferin e parave.

Avokati thotë se klienti i tij ndërsa ka thënë se do ta apelojnë vendimin e Gjykatës për caktimin e paraburgimit.

“Ai është i relaksuar sepse nuk është fajtor… I njëjti deklaroi se në asnjë mënyrë nuk ka bërë një transferim të tillë të mjeteve për të cilat dyshohet”, ka thënë Rrecaj në T7.

Avokati tha se edhe nëse klienti i tij do të ketë dyshime se vjedhjen e ka kryer dikush tjetër, ai nuk do t’i paraqes ato në këtë fazë, ndërsa tha se i njëjti ka punuar në një zyrë me 11 apo 12 persona tjerë dhe thotë se secili ka mundur ta përdorë kompjuterin e tjetrit.

Lexo edhe: 

Dosja e Prokurorisë: 2 milionë eurot u vodhën për 8 minuta, Labinot Gruda krijoi userë fiktivë për të transferuar paratë

“Edhe nëse ka dyshime, në këtë fazë klienti im nuk mendon t’i paraqes… I mbrojturi im nuk punon i vetëm por punon me 11 persona apo 12… Secili mund të ketë qasje në kompjuterin e kolegut”, tha Rrecaj.

Ai ka theksuar se Labinot Gruda nuk ka lidhje dy pronarët e kompanisë “LDA Group” ku u transferuan paratë, ndërsa thotë se “edhe nëse e njeh, nuk deklaron se ka pasur ndonjë raport më të njëjtit.