I mituri aksidentalisht plagos një tjetër në Skenderaj

Gjatë pasdites së djeshme, në Skenderaj është raportuar se një i mitur, dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pistoletë një mashkull.

Lajme

26/08/2017 12:24

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa sipas mjekut, ai është jashtë rrezikut për jetë. Viktima tani gjendet në Spitalin e Pejës.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me tre fishek, 11 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm dhe 9 fishek të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.