I fejuar me vajzën e biznismenit kosovar, opinionisti i BBV tregon si u njoftua me Vlera Demollin

Arbër Hajdari jo rrallë po përmendet në mediat rozë.

ShowBiz

17/01/2022 17:27

Që nga 5 tetori ai është vazhdimisht prezent në transmetimet live të Big Brother Vip, shkruan lajmi.net.

Ai pëlqehet jo vetëm për transparencën e tij por edhe për mendimet e qarta dhe të matura që shprehë pë ngjarjet dhe veprimet e konkurrentëve.

Arbri njihet edhe për aktivitetet e tij humane në kuadër të fondacionit që udhëheqë “Fundjavë ndryshe”.

E pikërisht fondacioni ishte ai që u bë shkas të takoheshin dyshja.

““Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thash do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin ka filluar duke parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehët për shkak Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjave ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri në një intervistë për TV Klan./Lajmi.net/