I bardhë mbeti veç rezultati – AtleticOFF Madrid eliminohet nga Manchester City

Loja agresive nuk i mjaftoi Atletico Madridit për ta siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League ndaj Manchester Cityt.

Sport

13/04/2022 23:02

Ndeshja përfundoi me rezultat “të bardhë”, 0-0, por brenda afro 100 minutave u pa pak nga loja e bukur e fair play nga ana e vendasve.

Ishte fundi i ndeshjes ai që prodhoi jo pak dramë, me Felipen që mori karton të kuq për gjeste jo sportive në fushën e blertë.

Në anën tjetër, Citizens, pas këtij rezultati kualifikohet në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshet me Real Madridin. /Lajmi.net/