‘Humbur’ sjell fuqishëm Samanta Karavellën në “Kënga Magjike 2017”

Këngëtarja Samanta Karavella tash e disa ditë ka paralajmëruar projektin e saj më të ri me titull "Humbur".

ShowBiz

27/11/2017 08:01

Kënga e shumëpritur është publikuar dje dhe me këtë projekt këngëtarja konkurron në edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur Kledi Bahiti, për videon MaxProductional, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë Threedots dhe Darko Dimitrov.

Kënga është baladë dhe mund të cilësohet në mesin e këngëve konkurruese më të mira në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”, festival ky që e kthen këngëtaren në këtë skenë pas 8 vitesh.

Kujtojmë që projekti që Samanta e kishte lansuar muaj më parë para “Humbur” është “Zemrën maje”. /Lajmi.net/

YouTube player