Hormonet e lumturisë – Po, janë të vërteta dhe kështu mund t’i nxisni

Ja si të hakoni trurin tuaj që të keni disponim më të mirë!

Lifestyle

18/02/2021 09:50

Hormonet janë kimikate qe prodhohen në pika të ndryshme të trupit tuaj. Ato udhëtojnë në rrjedhën e gjakut dhe veprojnë si mesengjerë, një veprim shumë i rëndësishëm për të gjitha proceset fizike, shkruan lajmi.net.

Një prej këtyre funksioneve të rëndësishme është edhe rregullimi i disponimit.

Janë disa hormone qe ndikojnë në përmirësimin e disponimit dhe ato janë:

  • Dopamina – njihet si hormoni i ndjenjës së mirë, dhe është neutransmetues që lidhet me sensacionet e kënaqësisë, dhe gjithashtu me mësimin, memorien, sistemin motorik etj.
  • Serotonina – ky hormon ndihmon që të ndreqet disponimi dhe gjithashtu gjumi, apetiti, tretja, aftësia e mësimit dhe memoria, prandaj, kur hani diçka të shijshme ose flini mirë, ju ndjeheni më të lumtur.
  • Oksitocina – hormoni i dashurisë, është esencial për lindje, ushqim me gji, dhe atashim të prindit ndaj fëmijës. Ky hormon rritë besimin, empatinë, atashimin ndaj njerëzve, dhe rritet në momentet kur jeni duke puthur, përqafuar dhe bërë seks.
  • Endorfina – është hormoni që lehtëson dhimbjet, dhe lirohet në rast të stresit ose parehatisë. Endorfina rritet kur jeni duke bërë diçka që do të shpërblehet, si p.sh. të hani, ushtroni ose bëni seks, shkruan lajmi.net.

Si mund të rrisni nivelin e këtyre hormoneve?

Dilni më shumë jashtë. Përpos të gjitha përfitimeve që do të ketë shëndeti juaj, është vërtetuar se rrezet natyrale të diellit rrisin nivelin e serotoninës dhe endorfinës.

Ushtroni më shumë. Ushtrimet me sa duket kanë një impakt pozitiv në emocionet tuaja, sepse ju ndjeheni më të shëndetshëm dhe endorfina rritet. Gjithashtu aktiviteti fizik rritë edhe dopaminën.

Qeshni më shumë. E qeshura liron stresin dhe ankthin, duke rritur dopaminën dhe endorfinën. Qoftë vetëm një video qesharake, shikojeni, kaloni më shumë kohë me persona qe kanë humor.

Gatuani dhe hani mirë. Kjo do të rrisë që të katër llojet e hormoneve të lumturisë. Ndikimin më të mirë e kanë ushqimet djegëse, jogurti, bizelet, vezët, mishi etj.

Provoni të merrni suplemente. Tirosina, qaji i gjelbër, probiotikët dhe triptofani ndikojnë në rritjen e dopaminës dhe serotoninës.

Dëgjoni muzikë, ose edhe luani. Muzika është një prej mënyrave më të lehta për të rritur dopaminën, shkruan lajmi.net.

Meditoni. Meditimi ka shumë anë pozitive, por praktika e rregullt e tij do të rris dopaminën dhe endorfinën.

Kaloni një mbrëmje romantike. Kjo do të rris hormonin e dashurisë oksitocinën, por sa më shumë afeksion fizik, si puthjet dhe përqafimet apo seksi, do të rrisin atë në nivele më të mëdha.

Luani me qenushin tuaj. Edhe kjo do të rris nivelet e oksitocinës, për juve EDHE qenushin tuaj.

Flini mirë gjatë natës. Kualiteti i gjumit tuaj ndikon në shumë aspekte të shëndetit, por disponimi është një prej atyre që ndikohet më së shumti. 7 deri në 9 orë janë fiks sa duhet.

Menaxhoni stresin. Nëse diçka po ju shkakton stres, atëherë bëni pak pushim nga burimi i stresit, qeshni, ecni për 20 minuta, meditoni, ose flisni me dikë për diçka që nuk e përfshinë përmendjen e burimit të stresit.

Bëni një masazh. Nëse iu pëlqen masazhi, kjo tregon se që të katër llojet e hormoneve janë ngritur. Prandaj ju do të ndjeheni shumë më mirë. /Lajmi.net/