Histori prekëse: Barcelona e ka sonte edhe ‘lojtarin e 12-të’ ndaj Lyonit

Barcelona do të përballet sonte në Camp Nou me Lyonin.

Sport

13/03/2019 15:09

Barcelona dhe Lyon do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalonase dhe ajo franceze e përfunduar ndeshjen e parë pa gola, ndërsa sonte do të përcaktohet e kush do të kalojë në çerekfinale.

Barcelona do të ketë një mysafir tejet special sonte në Camp Nou, një hero që i kishte shpëtuar të gjithë shokët e klasës.

Anthony Borges kishte barikaduar derën e klasës së tij, gjersa po ndodhte një sulm terrorist në shkollën ku ai vijonte, duke u plagosur me pesë plumba.

Pas disa operacioneve të ndërlikuara, 15-vjeçari kishte arritur t’i shpëtonte vdekjes, ndërsa sonte do të jetë i pranishëm në mesin e 100 mijë tifozëve në Camp Nou.

Borges do të jetë në pjesën VIP në ulëset e stadiumit të Barcelonës, ndërsa faqja zyrtare e kubit ka bërë një postim të veçantë për të. /Lajmi.net/