Histori dashurie në filmin e ri për presidentin Obama (Video)

Ata janë një ndër çiftet më të komentuar presidencialë. Historia e dashurisë mes Barack Obama-s dhe Michelle-s, tani do të njihet nga të gjithë.

ShowBiz

02/05/2016 13:37

Në trilerin e filmit që del në gusht, jepet ky përshkrim: Është vera e vitit 1989, ai është një i ri që aspiron të bëhet avokat në një firmë ligjore në Chicago, që përdor një makinë të ndryshkur, pi cigare dhe dëgjon Janet Jackson. Ajo është avokate e suksesshme, e cila ka për detyrë të jetë mbikëqyrësja e tij.

Ata janë Barack dhe Michelle Obama, sot çifti presidencial amerikan. Pas prezantimit në festivalin “Sundance Festival”, sapo është publikuar tralieri i filmit ‘Southside With You’, i bazuar në takimin e parë të Barack dhe Michelle, pra fillimin e historisë së tyre të dashurisë.

I interpretuar nga aktorët Parker Sawyers (Barack) dhe Tika Sumpter (Michelle), i shkruar dhe i drejtuar nga Richard Tanne, filmi që ka si producent këngëtarin John Legend, do të dalë në kinema në muajin gusht.

YouTube player