Hertha Berlin 2:2 Werder Bremen, kjo është nota për Milot Rashicën

Milot Rashica është paraqitur për 83’ minuta në barazimin 2:2 të Hertha Berlin me Werder Bremen, duke regjistruar edhe një asistim.

Sport

07/03/2020 17:39

Werder Bremen pas një serie me pesë humbje radhazi, ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Hertha Berlin.

Ylli i Kosovës në këtë ndeshje asistoi te goli i Devy Klaassen, në minutën e 6’ të ndeshjes.

Rashica për paraqitjen kundër Herthas është vlerësuar me notën 7.4, që ishte vlerësimi i dytë më i madh te Werder Bremen.

Kujtojmë se asistimi kundër Herthas, ishte i katërti për Rashicën këtë sezon, që ka shënuar edhe shtatë gola në Bundesligë./Lajmi.net/