“Herët apo vonë të gjithë do të marrin atë që meritojnë” (FOTO)

Jo të gjithë ndjenjë zemërim për shkarkimin e Claudio Ranierit.

Sport

25/02/2017 16:13

Trajneri italian u shkarkua dy ditë më parë nga posti i trajnerit te Leicester Cityt, një sezon pasi bëri historinë  me këtë skuadër, të cilën e bëri kampion te Premierligës.

Shkarkimit të Ranierit i është gëzuar portieri Doni, që me italianin ka punuar te skuadra e Romës, ku nuk kanë pasur aspak raporte të mira.

“Herët apo vonë të gjithë do të marrin atë që meritojnë”, ka deklaruar Doni, duke folur për shkarkimin e Ranierit, përcjell lajmi.net.

“Gënjeshtra mund të fshihet vetëm për pak kohë, e vërteta gjithmonë do të zbulohet”, ka shtuar ish portieri brazilian.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6