Henrikh Mkhitaryan mund të transferohet në Rusi

Henrikh Mkhitaryan mund të transferohet në Rusi gjatë verës, në Dinamo Moscow si një transferim i lirë.

Sport

21/02/2022 22:00

Kontrata e lojtarit armen me Romën skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk pritet rinovimi, kështu që ai është i lirë të nënshkruajë me një klub të ri qysh tani, në formë para-kontrate, para fillimit të merkatos së verës.

Siç raportohet nga gazeta ruse ‘RB Sport’, Dinamo e Moscow është pas 33-vjeçarit dhe thuhet se janë gati t’i ofrojnë atij një kontratë, përcjell lajmi.net.

Detajet e kontratës për të cilën bëhet fjalë nuk janë zbuluar akoma. Thuhet se konkurrenca është e madhe për mesfushorin, me një tjetër klub (akoma i panjohur për burimin) që është në garë për kartonin e tij.

Këtë sezon, Mkhitaryan  ka 31 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar shtatë asistime. /Lajmi.net/