Helena Kadare do të nderohet me “Hartën e Artë të Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër do ta presë në zyrë shkrimtaren shqiptare, Helena Kadare.

Lajme

07/10/2018 19:56

Në këtë takim, Haradinaj, do ta nderojë gruan e shkrimtarit, Ismail Kadare, me “Hartën e Artë të Kosovës”, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Hartën e Artë të Kosovës”, Haradinaj në të kaluarën e ka ndarë edhe për yllin shqiptar të muzikës botërore, Rita Ora.