Hapje e bizneseve, blerje e shtëpive e pushime luksoze- Sa ndikoi pandemia në xhepin e artistëve?

Pandemia nuk ua la ‘shenjë’ disa prej artistëve tanë.

ShowBiz

17/03/2021 13:29

Pandemia COVID-19 tash e një vit ka paralizuar shumëçka në mbarë botën, shkruan lajmi.net.

Një kategori e prekur nga kriza që solli pandemi janë edhe këngëtarët, të cilët për muaj të tërë janë detyruar të anulojnë koncertet që i kishin planifikuar.

Së fundi, kanë nisur dalëngadalë organizimet e mbrëmjeve muzikore, por që nuk lejohet numër i madh i pjesëmarrësve.

Anulimi i shumë koncerteve gjatë 2020-ës ka bërë që këngëtarët të paguajnë më pak tatime në Agjencinë Tatimore të Kosovës.

Kjo rezultoi edhe në grumbullimin e një numri shumë të vogël të të hyrave nga ATK-ja.

Në një përgjigje për lajmi.net. ATK bën të ditur se shifra e të hyrave të grumbulluara nga tatimet e artistëve më 2020 është 305,502  mijë euro.

“Vlera e pagesës së tatimeve që këngëtaret e kryejnë në vitin 2019 ka qenë 685,880 mijë euro, ndërsa në vitin 2020 kemi pasur pagesa të realizuara në vlerë  305,502  mijë euro. Për vitin 2020 duhet pasur parasysh prolongimin e të gjitha aktiviteteve te kësaj kategorie të tatimpaguesve”, thuhet në përgjigjen e ATK-së për lajmi.net.

Në anën tjetër, ende nuk lejohet organizimi i dasmave, të cilat viteve të kaluara u sillnin përfitime të mëdha artistëve.

Pauza për muaj të tërë nga muzika, ka bërë të që vërehen ‘dëmet’ në portofolin e artistëve, por jo tek të gjithë.

Këtë gjë e shohim përmes blerjeve luksoze që ata kanë bërë gjatë kësaj periudhe, hapjes së bizneseve e po ashtu edhe udhëtimet në vende të ndryshme.

Mozzik dhe Loredana

Reperi Mozzik para pak ditësh njoftoi se ka blerë një shtëpi luksoze në Ferizaj, ndërsa përmes rrjeteve sociale treguan se si duket ajo.

Po ashtu, ai në të njëjtën kohë bëri të ditur që së shpejti do të hapet biznesi i tij i ri, i cili do të funksionojë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Paraprakisht, reperi ka bërë pushime përrallore në Dubai, bashkë me Loredanën dhe vajzën Hanën.

Nga atje, ata sollën imazhe të shumta, me të cilat treguan aventurat që provuan gjatë qëndrimi në atë vend.

Në anën tjetër, Loredana krahas pushimeve luksoze para pak kohe hodhi në treg linjën e saj me produkte të bukurisë.

Po ashtu, ajo përmes disa postimeve tregoi se ka blerë veturë super-luksoze.

Kida

Këngëtarja e njohur Kida sikurse gjithë kolegët e saj ka pasur një vit pasiv me mbrëmje muzikore.

Por, artistja këtë periudhë e ka shijuar me më të dashurit e saj, kurse nuk i ka kursyer as blerjet e shtrenjta.

Së fundi, ajo ka blerë veturë të markës “Mercedes”, vlera e të cilës arrin mbi 100 mijë dollarë.

Capital T

Një tjetër emër që vitin 2021 vendosi ta fillojë duke u mbushur me energji në pushime është edhe Capital T.

Reperi për disa ditë qëndroi në Dubai, ndërsa më pastaj udhëtoi drejt Miamit, ku shijoi në maksimum pushimet.

Ai solli pamje nga ambienti ku po qëndronte vazhdimisht, por nuk tregoi se kush po e shoqëron.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Çifti i njohur i estradës para pak kohe kanë udhëtuar në pushime në Itali.

Ata zgjodhën të pushojnë në një hotel luksoz në Milano, ku një natë kushtonte deri në 5 mijë euro.

Tayna

Edhe Tayna si gjithë të tjerët nuk kishte koncerte gjatë kësaj kohe, por shpenzimet nuk i ka ndalur.

Gjatë korrikut të vitit që e lamë pas, artistja bëri të ditur se po ndërton shtëpi për prindërit e saj.

Krahas kësaj, ajo të shpeshta i kishte edhe udhëtimet jashtë vendit, në fillim të këtij viti ishte në Stamboll, për të vazhduar edhe me pushime disaditore në vendet fqinje.

Nora Istrefi

Nora Istrefi gjatë pandemisë nisi një biznes personal, për të cilin njoftoi përmes rrjeteve sociale.

Ndërsa, nuk i kishte lënë anash as udhëtimet jashtë vendit.

Kujtojmë se hapjen e një biznesi të ri e ka paralajmëruar edhe Morena Taraku, ajo bëri të ditur se biznesi i saj do të hapet në Stamboll, ku po jeton dhe vepron tash e një kohë.

Dhurata Dora

Pushime në një destinacion përrallor bëri edhe Dhurata Dora. Ajo për disa ditë ka sjellë pamje magjepsëse nga vendi ku pushoi.

Natyrisht që pushimi disa-ditor në këtë vend kushton goxha. Ndërsa, pamje të ngjashme solli edhe Samanta Karavella për disa ditë me radhë nga pushimet.

Pushime të vende të ndryshme, nga bregdeti shqiptar, ai turk, e deri në Malvide kanë bërë edhe shumë emra të tjerë.

Ermal Fejzullahu, Gjiko, Shyhrete Behluli, Leonora Jakupi, Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj dhe Tuna, janë disa prej emrave që gjatë periudhës së pandemisë kanë udhëtuar për pushime.

Atëherë, pavarësisht krizës që ka shkaktuar pandemia në mbarë botën, një pjesë e artistëve nuk i kanë ndalur pushimet, blerjet luksoze e po ashtu investimet në biznese të reja. /Lajmi.net/