Hani Elezit/ Vidhen cigare nga një qendër tregtare

Vjedhje të shumta janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Një e ngjashme ndodhi edhe në rrugën ‘Adem Jashari’ në Han të Elezit.

Lajme

08/12/2020 08:45

Persona të panjohur me forcë kanë hyrë në objektin e një qendre tregtare, ku edhe vodhën një sasi të konsiderueshme të cigareve.

Rasti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 05:20./Lajmi.net/