Hamburgu e do Behramin

Valon Behrami pritet të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere. Së fundmi, interesim për mesfushorin kosovar ka shprehur Hamburgu, ndërsa më parë e kërkonte edhe Interi.

Sport

19/06/2014 16:25

Sipas të gjitha gjasave, Valon Behrami do t’i ndajë rrugët me Napolin gjatë kësaj vere. Mesfushori kosovar është në kërkim të ekipit të ri, ndërsa Interi është skuadra më e interesuar për shërbimet e 29 vjeçarit.

Mirëpo, sipas Sky Sport, në orët e fundit Napoli duket se e ka marrë një ofertë të re zyrtare nga Hamburgu për përfaqësuesin zviceran.

Napoli i kërkon 11 milionë euro për ish futbollistin e Veronës, Lazios, Ëest Hamit dhe Fiorentinës.

Edhe eksperti i transferimeve, italiani Gianluca di Marzio ka treguar se Behrami e do një eksperiencë të re dhe më ndryshe.