Guaska e artë e tualetit del në shitje, ky është çmimi “marramendës” që i është vendosur

Një tualet ari që përmban më shumë se 40,000 diamante është lansuar në një panair tregtar në Shanghai.

Fun

05/11/2019 16:50

Guaska luksoze e tualetit kushton përmbi një milionë euro, sipas prodhuesit të tij nga Hong Kong, transmeton lajmi.net.

Ulësja e veshur me ar është prodhuar nga Coronet, një markë në pronësi të firmës së argjendarive në Hong Kong, Aaron Shum.

Gurët e çmuar nga ndërmarrja favorizohen nga të famshmit dhe personalitetet e shquara kineze.

Sipas argjendarit, ulësja e tualetit është përbërë nga xhami i papërshkueshëm nga plumbi dhe i janë ngulitur me 40.815 diamante, të cilat peshojnë gjithsej 334.68 karat. /Lajmi.net/