Gruaja shqiptare humb jetën pas një aksidenti në Itali

Një grua shqiptare humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident rrugor pranë Bitontos në Itali, si edhe shoqëruesi i saj në makinë.

Lajme

07/04/2019 13:47

Një person i tretë, një polic 43-vjeçar që udhëtonte me një makinë tjetër, është në gjendje të rëndë.

Të dy viktimat udhëtonin me një makinë tip ‘Renault Clio’ në drejtim të Barit, por për shkaqe ende të panjohura, makina është kthyer përmbys.

Aty u përfshi edhe makina tip ‘Ford Kuga’ e policit 43-vjeçar. Shqiptarja dhe shoqëruesi i saj vdiqën nga plagët e rënda.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, njofton lapsi.al.