Green Art Fest – festival mjedisor në mes termocentralesh

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i parë i festivalit Green Art Fest në Obiliq. Ky festival, bartës i të cilit ishte organizata jo-qeveritare “Keep It Green” mblodhi qindra të rinjë e qytetarë të Obiliqit në një event i cili u mirëprit në masë të madhe.

ShowBiz

01/08/2017 16:40

 

Festivali, i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, KUSA dhe Komuna e Obiliqit, kishte për qëllim ngritjen e vetëdijësimit të qytetarëve për ndotjen e ajrit në këtë komunë dhe fshatrat përreth.

Gjatë dy ditëve të kësaj ngjarje u bashkuan njëzet piktorë të cilët përmes ngjyrave portretizuan problemet mjedisore me të cilat preokupohen qytetarët kosovarë. Gjithashtu gjatë festivalit u ekspozuan fotografi të bëra nga qytetarët me temën e ndotjes ambientale. Pasionantë të fotografisë nga mbarë vendi dërguan qindra fotografi të problemeve mjedisore dhe zgjidhjeve potenciale të tyre.

Çmime u ndanë për pikturat dhe fotografitë më kreative.

Fetsivali, ndër të tjera kishte për qëllim edhe prmomvimin e artistëve të rinjë dhe të punës vullnetare për iniciative kundër ndotjes së ambientit.

Green Art Fest zgjodhi si lokacion komunën e Obiliqit e cila sipas statistikave të Bankës Botërore cilësohet si një ndër qytetet më të ndotura në Europë ku ndotja e ajrit në krahasuar me standardet e BE-së është 74 herë më e lartë. /Lajmi.net/

20622774_10211419523976073_1397020186_o 20616130_10211419525056100_64768105_o 20543176_10211419524976098_2132113126_o 20561935_10211419524336082_579584995_n 20561982_10211419519695966_275577501_n 20615089_10211419521736017_633014085_o 20615326_10211419521616014_404848124_o