Grand Slam Paris 2023: Flaka Loxha ndalet në çerekfinale

Tre xhudistë nga ekipi kosovar po e përfaqësojnë vendin tonë në garën prestigjioze të Grand Slam Paris 2023, ndër to edhe Flaka Loxha. Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u ndal në çerekfinale nga xhudistja franceze, Priscilla Gneto, transmeton lajmi.net. Në rrugën deri te çerekfinalja, Loxha raundin e parë e kaloi pa…

Sport

04/02/2023 14:26

Tre xhudistë nga ekipi kosovar po e përfaqësojnë vendin tonë në garën prestigjioze të Grand Slam Paris 2023, ndër to edhe Flaka Loxha.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Loxha u ndal në çerekfinale nga xhudistja franceze, Priscilla Gneto, transmeton lajmi.net.

Në rrugën deri te çerekfinalja, Loxha raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti amerikanen Mariah Holguin.

Loxha më pastaj u mposht në çerekfinale nga francezja Priscilla Gneto, ndërsa garën xhudistja kosovare tani e vazhdon në repesazh, ku ka mundësinë për ta fituar medaljen e bronztë./Lajmi.net/