Goran Dragic mungon në ndeshjen e pestë – mund të jetë ndeshja e fundit e sezonit për Miami

Miami Heat do të jenë pa shërbimet e Goran Dragic në ndeshjen e pestë finale në NBA.

Sport

09/10/2020 23:00

Sezoni i NBA mund të marrë fund sonte, në rast se Los Angeles Lakers shënojnë fitore ndaj Miami Heat, shkruan lajmi.net.

Lakers numërojnë tri fitore deri më tani, kundrejt një fitoreje të Heat.

Për ndeshjen më të rëndësishme të Mimai, sipas Shams Charania, slloveni Goran Dragic do të mungojë, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka pësuar një lëndim në ndeshjen e parë të kësaj serie dhe akoma nuk është rikuperuar plotësisht.

Mbetet të shihet se si do të bëjnë Heat sonte, pa organizatorin e tyre. Ndeshja luhet në orën 03:00 në mëngjes (sipas kohës sonë) /Lajmi.net/