Gjuhë e ashpër e Meliza Haradinajt ndaj Pal Lekajt, thotë se ai ka kërcënuar e shantazhuar

Ish-ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka bërë një reagim të gjatë në Facebook ku ka sulmuar bashkëpartiakun e saj Pal Lekaj. Ajo madje ka ironizuar me të duke e quajtur “Nënkryetari ‘i përhershëm dhe i pamposhtur’”.

Lajme

09/03/2021 19:48

Haradinaj-Stublla dha dorëheqje sot nga postet e saj në qeveri dhe brenda partisë. Në njoftimin për dorëheqjen e saj ajo akuzoi disa njerëz brenda AAK-së që sipas saj po kontrollojnë dhe shantazhojnë përbrenda këtë parti, transmeton lajmi.net.

Burri i Meliza Haradinajt sulmon Pal Lekajn e ofendon dhe e quan të pa tru

 Ajo tani ka bërë një reagim të gjatë në Facebook ku i ka reaguar Lekajt pa i përmendur emrin.

“Kryetoksiku paska ‘vlerësuar’ punën, kontributin, dhe bashkëpunimin me mua, duke thënë se nuk e ka kuptuar saktësisht deklaratën time… e mu për këtë arsye, po ia plotësoj me gjithë qejf dëshirën.”, ka thënë ajo.

“Nënkryetari ‘i përhershëm dhe i pamposhtur’, i cili trembi e largoi shumë figura të dinjitetshme e kredibile nga strukturat e degës në Gjakovë, dhe nga kryesia qendrore e partisë, vetëm e vetëm për të mos humbur ‘pushtetin’ e tij përbrenda partisë, duke qëndruar me insistim afër kryetarit Haradinaj. Fakt i mirënjohur tashmë që ka shumë të tillë si ky zotëriu përreth aty, nga të gjitha anët, por meqë paska reaguar pa e pyetur kush, si po të ndihej fajtor – po merrem me të, sa për të gjithë”, shton Haradinaj-Stublla.

Ajo hedh akuza ndaj Lekaj se ka kërcënuar dhe shantazhuar votuesit e AAK-së.

“I shokuar nga rezultati i natës së zgjedhjeve, pas mbylljes së vendvotimeve dhe numërimit në Gjakovë, ishte pikërisht ky që tregojnë shumë burime se ‘shantazhoi e kërcënoi’ të gjithë mbështetësit e sinqertë të AAKsë që përkrahën kandidatë të tjerë, specifikisht JO atë dhe rrethin e tij të të panjohurve dhe të sapoaderuarve në listë. I mbajti hermetike rezultatet e Gjakovës për kandidatët e AAK-së për dy ditë rresht, mesiguri që për asnjë arsye të shëndoshë.”, shkruan ajo.

“Jam tani mjaft me përvojë – zotëri, dhe vitet që kam përpara, më duhet t’i shpenzoj për të realizuar të vërtetën time, misionin tim, ëndrrën e gjeneratës sime, e jo të vazhdoj të qëndroj e heshtur para ‘kriminaliteteve të shumëllojshme’ të njerëzve si ti e rrethi yt, që kujtoni se jeni të barabartë me mua e mund të vlerësoni punën e kontributin tim që as se kuptoni, as skeni kapacitet intelektual t’a komentoni, e as që keni bashkëpunuar ndonjëherë me mua për të më njohur.”

Ky është shkrimi i plotë i Haradinaj-Stublla: