“Gjenocidi” dhe “Pastrimi etnik” hiqen nga dokumenti për Gjykatën Speciale

Fjalët “gjenocid” dhe “pastrim etnik” pritet të hiqen nga dokumenti i Bashkimit Evropian për themelimin e Gjykatës Speciale, në mënyrë që kjo e fundit më pas të dalë për votim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajme

10/06/2015 08:05

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”. Sipas të njëjtave burime, pala kosovare dhe Zyra Ligjore e Bashkimit Evropian po i diskutojnë modalitetet e fundit për draft-ligjin e Gjykatës.

Sipas këtyre burimeve, nga 11 rekomandimet e parashtruara nga ekipi teknik i palës kosovare, vetëm dy prej tyre mund të inkorporohen në draft-ligjin e hartuar nga BE-ja, i cili pritet të jetë përfundimtar.

Gazeta “Zëri” mëson se grupi politik i përbërë nga presidentja, Atifete Jahjaga, kryetari i  Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçit, i  kanë në duar dy dokumentet sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, njërin të hartuar nga BE-ja dhe tjetrin me vërejtjet e dhëna nga ekipi teknik.