Giuseppe Rossi rikthehet në aksion, nënshkruan me Spalin

Sulmuesi i njohur karrierën do ta vazhdojë në Serie B.

Sport

19/11/2021 13:45

Giuseppe Rossi ishte futbollistë i lirë që nga 1 janar i këtij viti kur i mbaroi kontrata me klubin amerikan Salt Lake, transmeton lajmi.net.

Rossi është rikthyer zyrtarisht në aksion, duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e Serisë B, SPAL.

Ish-sulmuesi i Italisë ka disa javë që po stërvitet me SPAL-in dhe presidenti i klubit Joe Tacopina tani ka konfirmuar se Rossi do t’i bashkohet skuadrës përgjithmonë.

“Ai është projekti im i madh. Ai luajti një ndeshje miqësore javën e kaluar dhe shënoi një gol të mrekullueshëm”, tha Tacopina.

“Ai ndihet mirë, por do t’i duhet pak kohë. Ngadalë, ai do të jetë gati. Rossi mund të bëjë diferencën pasi askush nuk e ka kualifikimin e tij në Serie B.”

Sipas ‘Estense.com’, Rossi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2022. /Lajmi.net/