Gianni De Biasi do largohet nga Azerbajxhani

Ish trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi shumë shpejtë do jetë i papunë.

Sport

16/11/2021 14:58

De Biasi që bëri historinë duke kualifikuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori, në fund të sezoni do largohet nga pozita e përzgjedhësit të Azerbajxhanit, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Nicolo Schira raporton se Federata e Futbollit të Azerbajxhanit nuk ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën De Biasit dhe asistentit Benny Carbone.

https://twitter.com/NicoSchira/status/1460605211479887878

Kështu, De Biasi shumë shpejtë do jetë pa skuadër, derisa ishte i lidhur edhe me stolin e Kombëtares së Kosovës.

Tekniku italian gjithashtu është i hapur që do ta drejtojë Kosovën, por nuk dihet nëse FFK e pëlqen trajnerin, ngase prioritet mbetet Felix Magath./Lajmi.net/