Gënjeshtarët? Kërkoni këto shenja, i kanë të gjithë njësoj

Këto janë cilësitë e një gënjeshtari.

Fun

30/03/2019 15:25

1. Gënjeshtarët janë të pasigurtë

Përhapja e gënjeshtrave dhe thashethemeve mund të jetë një mënyrë për t’u lidhur me të tjerët dhe që të ndjehen më mirë për veten e tyre. Gënjeshtarët gjithashtu mund të gënjejnë për karakteristikat e tyre, për të rritur egon e tyre që vuan.

2. Gënjeshtarët janë kontrollues

Një nga arsyet pse njerëzit gënjejnë është të kontrollojnë se si ndihet dikush tjetër. Duke bërë diçka ose duke e shtrembëruar të vërtetën, gënjeshtarët mund të manipulojnë se si do të reagojnë dëgjuesit e tyre, veçanërisht nëse i njohin mirë.

3. Gënjeshtarët i fshehin ndjenjat e tyre

Gënjeshtarët jo vetëm që e fshehin të vërtetën; ata fshehin ndjenjat e tyre gjithashtu. Ata gënjejnë për të mos u përballur me faktet.

4. Gënjeshtarët janë dëgjues të mirë

Përkundër asaj që njerëzit mund të mendojnë, gënjeshtarët e mirë dinë të dëgjojnë. Kjo u jep atyre informacion që mund ta përdorin në të ardhmen. Ata do të dinë se çfarë gënjeshtrash do të keni më shumë gjasa të besoni. Dhe duke ju studiuar, ata do të dinë saktësisht se çfarë të thonë për të manipuluar veprimet dhe emocionet tuaja.

5. Gënjeshtarët janë karizmatikë

Gënjeshtarët buzëqeshin, lëvdojnë, ecin përpara dhe bëjnë kontakt me sy gjatë dëgjimit – karakteristika që shpesh shoqërohen me njerëz të ndershëm dhe miqësorë. Mos u mashtroni nga kjo; hijeshia e tyre është vetëm një mbulesë.

6. Gënjeshtarët mendojnë me shpejtësi

“Hmmmm” dhe “ëëëë” nxjerrin zbuluar gënjeshtrat, kështu që gënjeshtarët kanë mësuar se si të mendojnë shpejt. Gënjeshtarët janë të zotët për të mos u kapur.

7. Gënjeshtarët fajësojnë të tjerët

Është e lehtë për të hequr vëmendjen nga vetja, kur ata mund të fajësojnë dikë tjetër. Për t’ju ndihmuar të kuptoni se çfarë është e vërtetë, gjithnjë sigurohuni që të shkoni drejtpërdrejt në burimin e informacionit, sesa të besoni çdo thashethem që dëgjoni.

8. Gënjeshtarët kanë një kujtesë të mirë

Gënjeshtarët e mirë mund të kujtojnë detajet më të vogla për të mos u zbuluar gënjeshtrat e tyre të mëparshme.

9. Gënjeshtarët fshehin informacionin

Sa më pak të flasin, aq më pak gënjeshtra duhet të kujtohen. Edhe pse gënjeshtarët e mirë mund të kujtojnë detajet e vogla, ata e dinë se është më mirë që të shmangin ngatërrimin në shumë informata. Gënjeshtarët gjithashtu me dashje lënë detaje jashtë nga tregimet e tyre të fabrikuara si një mënyrë për t’ju manipuluar. Mos harroni: mos thënia e gjithë të vërtetës konsiderohet sërish e gënjeshtërt.

10. Gënjeshtarët kanë dhimbje brenda

Para se t’i shfryheni dikujt që gënjen, mos harroni pse mund të jenë duke gënjyer. A po mbulojnë dhimbjen? A po përpiqen të shmangin pasojat negative? A po përpiqen t’i shpëtojnë turpërimit? Mund të kenë dhimbje brenda, dhe gënjeshtra mund të jetë thirrje për ndihmë.