Gardianët e Dubravës pajisen me armë të reja (Dokument)

Gardianët e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të pajisen me armë të reja. Blerjen e armatimit Shërbimi Korrektues i Kosovës e ka bërë publike përmes kontratës që e kanë shpallur në faqen e Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP), raporton Lajmi.net.

Lajme

18/10/2016 13:46

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shpenzuar 85 mijë euro për armë të reja ku kompania fitues është shpallur “ROLOAD”.

Të gjitha procedurat janë kryer dhe kontrata është nënshkruar, vetëm pritet që gardianët t’i kenë armët në duar.

E këto armë, sipas kontratës do të dërgohen në Burgun e Dubravës, raporton Lajmi.net.

Vetëm dy kompani kanë qenë në garë, thuhet në njoftimin  KRPP-së. Njëra ka ofruar 110 mijë euro, ndërsa “ROLOAD” 85 mijë euro, që edhe e ka fituar tenderin. Për armë Shërbimi Korrektues kishte parashikuar t’i shpenzonte 87 mijë e 500 euro./Lajmi.net/

dubrava-1

dubrava-2

dubrava-3