Gani Dreshaj: Adnan Januzaj duhet të na bëjë krenarë, s’ka rëndësi a ndihet shqiptar a belg

Adnan Januzaj i ka dhënë Belgjikës sonte fitoren kundër Anglisë.

Lajme

28/06/2018 23:08

Por për shkak të deklaratave dhe qëndrimeve të tij ai nuk është aq i simpatizuar në Kosovë.

Por për deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Dreshaj, Januzaj ka gjak shqiptari.

“Nuk ka rëndësi se a ndihet Adnan Januzaj belg apo shqiptar. Goli i tij ndaj Anglisë duhet të na bëj krenarë të gjithëve”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.

“Isha duke e shikuar lojën në komentim gjerman kur komentatori tha se një kosovar shënon gol tejet të bukur për Belgjikën”.

“Adnani ka gjak shqiptari, për më tepër është me prejardhje nga Istogu”.

Sipas Dreshajt është e mrekullueshme që nga pesë shqiptarë sa janë në Botëror, katër nga ta kanë shënuar gola në fazën e grupit në Botëror

“Megjithatë, parashikimi im mbetet që Zvicra të jetë befasia e Botërorit”.