Gabriel Barbosa nuk flet për të ardhmen, i shokuar nga humbja në finalen e Kupës së Botës

Ylli brazilian, Gabriel Barbosa – Gabigol, nuk dëshiron të flas për të ardhmen e tij.

Sport

22/12/2019 13:46

Gabigol luan si i huazuar tek Flamengo, kurse kartonin e tij e mban skuadra e Inter. E ardhmja e tij është në pikëpyetje të madhe.

Barbosa ishte lojtari kyç në ecurinë fenomenale të Flamengo, skuadër që dje u mposht në finalen e Kupës së Botës, nga Liverpool.

Sulmuesi i Flamengo është lidhur me një rikthim të mundshëm tek skuadra e Inter, por ai ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij, pasi është i mërzitur nga humbja në finale.

“Ne luajtëm si të barabartë ndaj Liverpool. Ne patëm disa mundësi përtë shënuar. Ishte e qartë se vuajtëm, por tani, unë jam në pushime” ka thënë Gabigol i pyetur për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

“Do ta shijoj këtë dhe pastaj ngadalë do të flas për të ardhmen time” ishin fjalët e yllit brazilian.

Lëndimi i Alexis Sanchez tek Inter ka bërë që të hapet një derë për rikthimin e mundshëm të Gabigol. /Lajmi.net/