Fuqia e bizneseve franceze, premtohen gati gjysmë miliardë euro për rindërtimin e Notre Dame

Shuma e përgjithshme e premtuar nga bizneset franceze dhe udhëheqësit e biznesit është deri më tani 401 milionë euro.

Bota

16/04/2019 14:27

Miliarderët dhe bizneset vazhdojnë të zotohen shuma të mëdha financiare drejt rindërtimit të Notre Dame.

Angazhimi i fundit ka ardhur nga kompania franceze e naftës dhe gazit Total. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Patrick Pouyanne, ka shkruar në Twitter se do të dhurojë 100 milionë euro (113 milionë dollarë) për përpjekjet e rindërtimit, raporton “CNN”, transmeton lajmi.net.

Kjo përputhet me premtimin e bërë nga miliarderi francez Francois Pinault më parë. Familja e Bernard Arnault, manjatit francez të biznesit që zotëron mallra luksoze dhe shtëpi modës LVMH, ka premtuar të kontribuojë me 200 milionë dollarë (226 milionë dollarë) dhe kompania e teknologjisë Capgemini gjithashtu tha se po kontribuon me 1 milion euro.

Shuma e përgjithshme e premtuar nga bizneset franceze dhe udhëheqësit e biznesit është deri më tani 401 milionë euro (453 milionë dollarë). Ky numër nuk përfshin 50 milionë euro (56 milionë dollarë) të ofruara drejt katedrales nga bashkia e qytetit të Parisit. /Lajmi.net/