Ford Fiesta më i shitur se Volkswagen Golf (Foto)

Muaji mars shënoi ndryshime të mëdha sa i përket shitjes së veturave në tregun evropian. Kompania e automobilave Ford me modelin Fiesta ka kaluar me shitje Volkswagen Golf në tregun evropian. Edhe pse Volkswagen në përgjithësi ende prinë me numrin e veturave të shitura në Evropë, gjatë muajit mars kjo kompani kishte rritje vetëm 3,9%,…

Auto & Tek

04/05/2017 15:32

Muaji mars shënoi ndryshime të mëdha sa i përket shitjes së veturave në tregun evropian.

Kompania e automobilave Ford me modelin Fiesta ka kaluar me shitje Volkswagen Golf në tregun evropian.

Edhe pse Volkswagen në përgjithësi ende prinë me numrin e veturave të shitura në Evropë, gjatë muajit mars kjo kompani kishte rritje vetëm 3,9%, ndërsa Ford kishte rritje 15,9%.

Ford Fiesta ishte modeli më i shitur në Evropë, duke lënë pas vetes modelin Golf të Volkswagen, ndërsa Renault mbetet në pozitën e tretë.

Muaji mars në Evropë vlerësohet si periudha më e mirë për prezantimin e veturave.

ford golf