Forcat speciale amerikane arrijnë në Siri: Do të shkatërrojnë ISIS-in me kurdët dhe rebelët sirianë

Forcat speciale amerikane do të trajnojnë rebelët sirianë duke bërë edhe bashkimin e grupeve të mbështetura nga Uashingtoni në luftën kundër ISIS-it.

Bota

27/11/2015 09:55

Prestarë të forcave speciale amerikane kanë mbërritur tanimë në veri të Sirisë ku do të trajnojnë forcat e moderuara të opozitës siriane dhe luftëtarët kurd në luftën kundër Shtetit Islamik, ka konfirmuar të enjten Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, transmeton lajmi.net.

Kurdët janë ndër grupet e pakta në Siri që kanë arritur të dalin fitimtar përballë xhihadistëve të ISIS. Ata kanë arritur t’i mposhtin xhihadistët, dhe tani kontrollojnë një pjesë të konsiderueshme të territoreve në Siri. /lajmi.net