Flasin qytetarët: Demarkacioni apo vizat, cila është më e rëndësishme? (Video)

Qytetarët shprehen të zhgënjyer me situatën politike në vend. Ata para mikrofonit të lajmi.net shprehin zhgënjimin e tyre me zhvillimet e fundit me procesin e ratifikimit të demarkacionit dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Lajme

07/09/2016 14:10

Qytetarët apelojnë tek politikëbërsit që të arrijnë konsensus politik për çështje madhore kombëtare. Ata ju drejtohen përfaqësuesve politik që të mendojnë më shumë për interesin e qytetarëve, dhe të mos politizojnë çdo gjë, raporton lajm.net

“Demarkacioni është kusht. Vizat janë nevojë. Institucionet partitë politike duhet me ulë dhe mu marrë vesh dhe me gjet një zgjidhje madhore për Kosovën”, thotë një qytetar.

“Unë mendoj se partitë politike të cilat janë në koalicion sikurse edhe opozita nuk janë në nivelin e detyrës, sepse demarkacioni si kusht i padrejtë, por është kusht. Por pasi që është si kusht ne duket me realizuar qatë kusht. Munden me bë një marrëveshje edhe njëherë me shtetin fqinjë.  Unë mendojë se ma shumë është luftë për pushtet se sa është problem që dikush e runë Kosovën ma shumë se këta që janë këta që janë në pushtet, apo janë ma patriot se tjerët. Unë nuk mendojë që opozita luan rrolin e mbrojtjes territorial”, deklaron Kaqusha Jashari, ish-politikane.

“Që 16 vite na mërzitën. Nuk ka udhëheqës. Nuk duhet të bëjnë demonstrata por tash është koha që nëpër zyra dhe parlament të punohet”, pohon një tjetër qytetar.

“Këta udhëheqësit duhet me gjet gjuhë të përbashkët. E mu ul të tryeza dhe me zgjidh çështjen tonë se vetëm Kosova ka mbet e mbyllur. Na duhet me punua në mënyrë të rregullt me Malin e zi. I kisha lutë udhëheqësit me bë një zgjidhje dhe me ecë ky popull përpara”.

“Këta po thonë kështu. Ata ashtu. Tash bëj thirrje le të punojnë më shumë në Qeveri. Edhe opozitës  i bëj thirrje që të mos merren me etapa që kanë kaluar”, tha një qytetar tjetër.

“Kish qenë mirë që edhe demarkacioni edhe vizat të kryhen. Kufiri është qaty. Nuk duhet me bë përçarje të partive. Duhet me u pajtu. Edhe vizat duhet t’iu hiqen qytetarëve. Populli nuk janë fajtor”.

“Neve fare nuk po na ngutet me zgjedh çështjen e demarkacionit. Për ne me rëndësi është me u zgjedh drejt dhe në favorin tonë. Më primare është çështja ekonomike etj”, shprehet një tjetër. /lajmi.net

YouTube player