Flamuri kombëtar dhe i Kosovës, në çantën e Shaqirit

Xherdan Shaqiri e përfaqëson Zvicrën në Botërorin e Brazilit, por nuk e harron assesi prejardhjen e tij. Mesfushori kosovar është parë me një çantë, ku kishte vendosur flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës.

Sport

08/06/2014 16:36

Shqipëria dhe Kosova, por edhe të gjithë shqiptarët, qëndrojnë gjithmonë në mendjen e Xherdan Shaqirit.

Mesfushori kosovar, edhe pse e përfaqëson Zvicrën, nuk e fsheh asnjëherë prejardhjen e tij.

22 vjeçari, me të mbërri në Brazil me kontingjentin helvetik, është paraqitur me një çantë në krahë, ku krahas flamurit të Zvicrës, shihej edhe ai kombëtar dhe ai i Kosovës.