Fjetja zhveshur është më e mirë për shëndetin, thonë ekspertët

Ka disa përfitime shëndetësore nëse i hiqni të gjitha rrobat gjatë fjetjes.

Lifestyle

29/09/2015 12:07

Një studim në revistën ‘Diabetes’ arriti në përfundim se fjetja zhveshur mund të ju ndihmojë që të humbni edhe peshë.

Fjetja pa rroba jo vetëm qo do të përmirësojë metabolizmin tuaj, por do ta rritë prodhimin e një yndyre që ruhet në qafën tuaj dhe që djegë kaloritë në mënyrë që ta ngrohë trupin tuaj – diçka që nuk ndodh nëse pizhamet janë duke e bërë punën e ngrohjes për ju.

Duke fjetur zhveshur, ju do t’i mbroni pjesët intime gjithashtu. Kjo për shkak se pizhamet dhe veshjet e brendshme mund ta mbajnë të nxehtin dhe të krijojnë lagështi duke krijuar kështu një vend të përsosur dhe ushqyes për bakteret, transmeton lajmi.net.

Organet gjenitale si të femrave ashtu edhe të meshkujve do të përfitojnë nga fjetja zhveshur. Prodhimi i spermës gjithashtu mund të ndihmohet duke fjetur pa rroba. Të brendshmet e ngushta dhe testikujt shumë të ngrohtë janë të këqija për shëndetin mashkullor.

Një gjumë më i ftohtë ndihmon trupin që të rregullojë hormonin e stresit të quajtur kortizol. Gjithashtu, duke fjetur zhveshur me partnerin ju rrisni nivelet e oksitocinës. Ky lloj hormoni largon stresin, depresionin dhe rritë ndjenjën seksuale. (lajmi.net)